Ankimimet, opozita: Moratorium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët e zgjedhjeve! PS-ja kundër

Report TV 2020-02-21

Views 0

TIRANE-Grupi politik i reformës zgjedhore, i përbërë nga Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, pa Rudina Hajdarin (nuk mori pjesë sot në mbledhje sipas saj për shkak të axhendës), janë takuar sot për të diskutuar një nga çështjet kryesore të procesit zgjedhor, ankimimet në gjykatë. Opozita paraqiti një draft ligjor, që synon, sipas selisë blu zbatimin e rekomandimit prioritar të ODIHR-it për këtë çështje, duke nxjerrë jashtë presionit të vetingut gjykatën që do të vendosë për ankesat e procesit. Opozita propozon moratorium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët që bëhen pjesë e trupës, e cila do të shqyrtojë ankimimet në procesin zgjedhor, por PS-ja e ka kundërshtuar duke deklaruar se bllokon reformën në drejtësi.

Share This Video


Download

  
Report form