?Historia ime?, në TV Klan solli ditën e sotme, historinë e pazakontë të një 28-vjeçari nga Tirana. Ai në studio ka treguar jetën e vështirë dhe punën e lodhshme dhe me orare tepër të gjata, që i duhet të bëjë për të mbajtur familjen e tij. Adi është i vetmi person që punon në familje dhe të ardhurat që merr nuk janë të mjaftueshme.
Por në studio, 28-vjeçari rrëfeu se ai kërkon një grua, që të mund të punojë dhe të bëhet krah në familjen e tij. Thotë se nuk ka dashuruar asnjëherë, por është gati që të martohet. Pavarësisht se shumë persona kanë hyrë për ta martuar me mblesëri, asnjëra prej tyre nuk është realizuar dhe prandaj Adi i është drejtuar programit.