Report TV - Ballsh, vijon greva e naftëtarëve, protestë në mbështetje të tyre

Report TV 2020-02-23

Views 0

10 naftëtarët e Ballshit janë në ditën e 7 të grevës për të kërkuar 5 pagat e prapambetura.  Gjendja e tyre shëndetësore vijon të rëndohet çdo ditë e më shumë, por ata shprehen të vendosur t'i shkojnë deri në fund të kauzës së tyre dhe se e vetmja mënyrë për t'i nxjerrë nga greva është marrja e pagave të prapambetura. Sipas tyre ende nuk ka asnjë lloj reagimi për kërkesat e tyre, por vetëm premtime boshe që ju bëhen nga përfaqësues të firmës dhe kompanisë.

Në mbështetje të naftëtarëve të Ballshit erdhën dhe 8 minatorë nga Bulqizës, në shenjë solidariteti, ku një përfaqësues i tyre u bëri thirrje që të bashkohen dhe të luftojnë për të drejtat e tyre. Ai gjithashtu kërkoi që të krijohen sindikata të reja, pasi ata që janë nuk mendojnë për punëtorët.

'Hallet i kemi të përbashkëta si ne në Bulqizë. Dy janë sektorët më të mëdhenj të vendin miniera në Bulqizë dhe nafta në Ballsh, ky është një hall i përbashkët. Kundër nesh janë pronarët, shteti, oligarkët dhe e vetmja mënyrë është që ne ta marrim situatën në dorë, të bashkohemi, t'i japim dorën njëri tjetrit se mbi të gjitha jemi këtu për të drejtat tona dhe jo për të drejtat e atyre. Bashkimi bën fuqinë. Minatorët ende se kanë marrë një status dhe ato vuajnë po ashtu si ju me shumë probleme shëndetësore. T'i japim dorë njëri tjetrit të bashkohemi dhe të krijojmë sindikata të reja, pasi ato që janë shohin thjeshtë interesat e tyre dhe se kanë mendjen te punëtorët', tha përfaqësuesi i minatorëve të Bulqizës.

Gjatë orës 10:00 në qendër të Ballshit është zhvilluar një tubim paqësor ku ishin të pranishëm 800 punonjësit e rafinerisë së naftës, qytetarët, familjarë të protestuesve si dhe minatorët e ardhur nga Bulqiza në mbështetje të tyre.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS