Report TV - Korridor intervistimi në Rinas! Çfarë thonë të sapombërriturit nga Italia?

Report TV 2020-02-23

Views 0

Lorenc Harshova, shefi i Njësisë së Inspektimit Shëndetësor në Rinas, tha se për të ardhurit në vendin tonë, veçanërisht nga Italia, dhe shtetet me risk, është krijuar një korridor intervistimi, përpara se të shkohet në policinë kufitare për 'vulosjen' e pasaportës. Aty, shpjegoi Harshova, pyeten një më një të gjithë udhëtarët që vijnë nga Italia, nëse kanë shfaqur probleme shëndetësore, nëse kanë pasur kontakt me kinezë apo udhëtime drejt Kinës së fundi, ndërsa më tej u bëhet edhe matja e temperaturës me termometër me lazer. Ai tha se nga kontrollet deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar me koronavirus. Kur ka dyshime, në aeroport qëndrojnë në një dhomë izolimi për disa orë pasi të vijnë mjekët e Urgjencës Kombëtare.

Harshova shtoi se të gjithë kinezët që kanë hyrë në Shqipëri, janë intervistuar, janë skeduar, dhe u janë marrë edhe adresat se ku do të qëndrojnë në dy javët e ardhshme nga mbërritja në Shqipëri, për t'u mbajtur nën kontroll brenda periudhës që koronavirusi shfaq simptomat.

Shefi i Njësisë së Inspektimit Shëndetësor në Rinas tha se jo vetëm stafi mjekësor, por edhe policia kufitare janë të pajisur me dizifektantë. "Jemi të sigurtë", theksoi ai.

Në aeroportin e Rinasit, janë shpërndarë fletëpalosje për të informuar qytetarët, ndërkohë që është i shpalosur edhe numri i gjelbër 127, i urgjencës kombëtare ku çdo qytetar mund të telefonojë nësë ndjen se ka probleme shëndetësore që i përngjasojnë simptomave të koronavirusit. Por çfarë thonë për mikrofonin e Report Tv vetë udhëtarët të cilët sapo kanë zbritur në Rinas nga linja të Italisë?

Disa thonë se i janë nënshtruar kontrolleve të temperaturës dhe intervistimit, e të tjerë jo. Madje disa thonë se nuk janë kontrolluar as në Itali, prej nga kanë ardhur.

"Nga Itali, jo nuk na bënë kontrolle, fare, asgjë nuk na vendosën. As në Itali nuk na bënë.

Nuk na kontrolluan.

Nga Milano vijmë, na kontrolluan por nuk na thanë gjë. Na kontrolluan vetëm në ballë për temperaturën. Nuk kemi frikë.

Na matën temperaturën, por nuk na morën ndonjë të dhënë", thonë disa prej udhëtarëve.

Share This Video


Download

  
Report form