Ndonëse Italia prej dy ditësh është mbërthyer nga frika e përhapjes në masë të koronavirusit, qytetarët shqiptarë nuk i kanë evituar udhëtimet drejt vendit fqinje. Në disa intervista nga porti i Vlorës për gazetarin Armand Xhelili, ata thonë se frika nuk mungon por e kanë të nevojshme të udhëtojnë drejt Italisë për t'u takuar me familjarët e tyre, por edhe për shkak të punës.
Gazetari: Keni frikë?
Qytetari" Ca të thotë vëllai, ne nuk kemi gjë në dorë.
Kontrolle ju kanë bërë andej?
S'kam vajtur, kisha nja dy tre javë pa shkuar sot po iki për herë të parë. Por duhet të iki se në shtëpi nuk rri dot, mbaron buka. Sado frikë të kesh.
Gazetari: Keni frikë?
Qytetarja: Edhe kemi frikë po kemi fëmijët andej, po më gjeti gjë fëmijët nuk e dua më jetën. Fëmijët i kam në Rimini dhe Brindizi.
Qytetari: Kam marrë maska e të tëra, edhe me produktin për dizenfiktimin e duarve. Është e vështirë por tani ç'të themi.