Prokuroria ndërkohë konfirmoi se bombola e gazit 20 litërshe që shpërtheu në fshatin Rramanli nuk ka qenë e licencuar. Sipas prokurorisë bombola ka qenë e pa vulosur dhe e pa testuar. Ekspertët apelojnë, duke i blerë bombolat nëpër biznese që nuk janë të licencuara, qytetarët ekspozohen ndaj një rreziku që mund të sjellë pasoja fatale.