Harvey Weinstein, një prej njerëzve më të fuqishëm në Hollivud, është shpallur fajtor për dy prej akuzave të ngritura ndaj tij në një process gjyqësor që ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës.
Weinstetin do të dënohet për përdhunim të shkallës së tretë dhe akt kriminal të natyrës seksuale, akuza këto për të cilat mund të marrë deri në 25 vjet heqje lirie. Por ndërkohë, akuzat më të rënda ndaj tij, ato të sulmit seksual që përfshijnë dëmtimin e rëndë fizik të viktimës e që mund t`i kishin sjellë burgimin e përjetshëm.
Më shumë se 80 gra, përfshirë dhe aktore të famshme, e kanë akuzuar regjisorin për ngacmime seksuale e agresion. Disa prej episodeve shkojnë dekada pas në kohë. Vendimi u mor pas dëshmisë së ish asistentes së produksionit, Miriam Haley e cila tha se Weinstein e detyroi të kryente marrëdhënie intime me të në vitin 2006, si dhe dëshmisë së Jessica Mann, e cila tha para gjykatës se Weinstein e kishte përdhunuar në vitin 2013. Gjykimi I tij ka ofruar një lloj drejtësie për të gjitha gratë e tjera që kanë ngritur pretendime të ngjashme kundër Weinstein e për vetë lëvizjen ?#MeToo?.
Weinstein ishte dikur një nga figurat më të rëndësishme të parajsës së filmit e fitues i mjaft çmimeve Oskar. Por gjërat nisën të ndryshojnë kur u shfaqën për herë të parë akuzat kundër tij tetorin e vitit 2017, e kur New York Times raportoi për një sërë incidentesh të ngjashme, regjisori kërkoi ndjesë ?për dhimbjen e shkaktuar? por nuk e pranoi fajin.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Weinstein#TopChannel