Ora News - Orë tensioni në Ballsh, naftëtarët drejt revoltës: Do marrim uzinën me forcë

Ora News Lajme 2020-02-25

Views 0

#rtvora #oranews

Naftëtarët e Ballshit kanë refuzuar pagën që pritet tu kalojë në llogari duke kërkuar tre rroga për të nisur bisedimet me përfaqësuesit e kompanisë dhe qeverisë. Në të kundërt ata paralajmëruan se nesër do të futen me forcë në rafinerinë e naftës.

Ndarja nga jeta e njërit prej kolegëve, neglizhenca sipas tyre e institucioneve të shtetit dhe lajmi se këtë të martë do tu kalojnë vetëm një pagë të prapambetur, iritoi naftëtarët e Ballshit.

Një pjesë e tyre, mes të cilëve edhe grevistët e urisë tentuan të futën me forcë në rafinerinë e naftës, por u ndalën nga organizatorët.

Ata shtuan edhe me 24 orë afatin për lëvrimin e minimalisht tre pagave ose në të kundërt do të marrin me forcë kontrollin e uzinës.

Sokol Dautaj: Ne ditën e djeshme kemi pasur telefonata për ti dhënë zgjidhje situatës. Por dje ne përcollëm në banesën e fundit kolegun tonë. Situata është shumë e agravuar, naftëtarët janë të acaruar. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, është ajo që duhet të ishte në bazë të detyrimeve. Të dyja palët duhet t`i japin zgjidhje sa më parë këtij problemi. Sot na është premtuar një pagë. Ne u bëjmë thirrje atyre lartë, nuk kemi nevojë për një pagë. Nuk e tërheqim atë pagë nga bankomati. Kemi kërkuar tetorin, nëntorin dhe dhjetorin. Pastaj le të negociojmë. Ajo pagë nuk tërhiqet nga bankomati. Tani duan të na joshin me një pagë, që është detyrim të na i japin.

Gjendja është e acaruar, po të shkosh në familjet tona është e papërshkuar me fjalë. Unë mendoj se mesazhi është i qartë, në rast se ne nuk duam ta politizojmë jetën e kolegut tonë, stresi është pasojë e gjithë asaj që ka ndodhur. Ka shumë familje naftëtarësh pa drita. Ka familje të tëra që janë me borxhe me kredi, që kanë fëmijët në shkollë. Nuk bëhet fjalë për mbijetesë, por për këto detyrime. Ne nuk ulemi në negociata, nuk do ketë hapje telefoni deri në momentin që kalojnë tre pagat. Janë minimi i detyrueshëm nga ata. Pastaj ne do ulemi me palët. Këtu shteti ka detyrim për këta njerëz dhe ka detyrim të vijë këtu të ulet me ne. Dje unë kam folur dhe me punëtorët e Poçemit, nuk kishin sinjalizim për marrjen e një page.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nuk-duam-lemoshe-naftetaret-apel-shtetit-kaloni-tre-paga-pastaj-negociojme

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form