?Paralajmërimi i Ilir Metës! Grusht shteti!?,- Kjo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur ZHEJIT, Live, duke nisur nga ora 21:00 në Rtv Ora dhe Youtube.
Denoncimi dhe ftesa publike e Presidentit të Republikës, për të zbritur në shesh më 2 Mars, është në formulimin e vet, edhe tronditëse edhe shumë e qartë.
Ajo drejtohet kundër establishmentit të kësaj shumice, e cila akuzohet prej tij, shumë rëndë.
Për shkelje të rënda të Kushtetutës së Republikës dhe kapjen e qëllimshme dhe të paramenduara, të të gjitha institucioneve të shtetit nga kryeministrit Rama.
? Si qëndron juridikisht çështja?
? Çfarë ndodh më pas me Presidentin?
Të ftuar:
1. Petrit Vasili
2. Bledian Koka
3. Saimir Visha
4. Neritan Liçaj
5. Margarita Kola
6. Denis Minga