Tirana 'zgjohet' nga breshëri! Kukësi, Korça dhe Bulqiza zbardhen nga dëbora!

Report TV 2020-02-27

Views 0

TIRANE- Mëngjesin e sotëm Tirana është 'zgjuar' nga reshjet e breshërit.

Në pak minuta rrugët e kryqytetit janë zbardhur nga breshëri. Ndërkohë që më pas në vend kanë nisur reshjet e shiut. Më pas në kryeqytet kanë nisur edhe reshjet e shiut.Sipas meteoalb Shiu i dendur i cili "pushtoi" të gjithë vendin në orët e para të mëngjesit do të vijojë, ndonëse jo me të njëjtën dendësi deri në pasdite, për t'ia lënë vendin kthjellimeve.Reshjet e borës kanë nisur edhe në qarkun e Korçës prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore. Më pas bora ka zbritur edhe në qytet duke bërë që temperaturat të zbresin në minus. Sipas autoriteteve lokale, ka pasur probleme me qarkullimin në segmentin e Dardhë-Korce, ku bora ka shkuar nga 5 në 20 cm trashësi. Në orët e mëngjesit drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të përdorin zinxhirë. Firmat kontraktore kanë punuar prej orëve të para të mëngjest në rrugët që paraqesin probleme, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë këshilluar të tregojnë kujdes për shkak të prezencës së borës në rrugës.

Share This Video


Download

  
Report form