Report TV - Fier, nxënësit në spital, mjeku: Panik! S'di si t'ia vë emrin, presim analizat

Report TV 2020-02-28

Views 0

Mjeku reanimator në spitalin e Fierit Kliti Gjerazi u shpreh për mediat se gjithsej të shtruar në spital për mjekim janë 10, 7 nxënës, 2 mësues dhe sanitarja e shkollës. Ai e përjashtoi pistën e helmimit duke dyshuar te virozat e stinës, megjithatë fjalën e fundit do ta thonë analizat që pritet që të dalin.  Mjeku theksoi se ishte atak i tipit të panikut dhe shqetësim që nuk di nga t'ia vë emrin.

"Urgjenca ka reaguar shpejt, nxënësit janë shtruar, është ngritur një grup pune. Pasi i kemi vizituar. Ankesat ishin të sferës respiratore, "nuk marrim frymë, kemi aromë të keqe, provokonin të vjella, por nuk kanë vjellë'. Unë nuk isha prezent dhe për këtë arsye e pyesim të sëmurin se cfarë ka ndodhur dhe ata japin variante të ndryshme. Dikush thotë se erdhi një aromë e keqe që e lidhin me klasën dhe palestrën se kemi edhe arsimtare dhe sanitaren, se ishte aromë e keqe që na bezdisi fytin si erë pesticide, dicka kimike, që nuk e përcaktojmë dot ne sepse kur del në ajër shpërbëhet. Helmim? Helmimi ka disa kritere të tjera, duhet të kenë konsumuar ushqim, apo lëndë të përbashkët që të kenë helmim masiv.

Nuk kishte parametra të prishur, oksigjenimi ishte normal. Ishin shtatë nxënës, sanitare dhe arsimtare, gjithsej 10 veta. Shqetësimet mund të kenë qenë ndoshta se janë viroza stinore. Nga grafia kishin shqetësime pulmonare. Diagnoza jonë nuk është akoma e plotë, se u janë marrë analizat e gjakut dhe biokimike. Deri tani nuk kemi gjetur asgjë. Ankesa kryesor e mbytjes rrëzohet, më shumë ishte atak i tipit të panikut dhe shqetësim që nuk di nga t'ia vë emrin. Nëse nuk do të kenë shqetësim do të largohen. Nxënësit nuk referojnë se kanë ngrënë bashkë apo pirë bashkë, thjeshtë se ishte një aromë e keqe ose dicka e formës areogene, tani nuk jemi në luftë kimike..." tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS