Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri pas inspektimit në spitalin dhe Qendrën Shëndetësore të Durrësit akuzoi se nuk është marrë asnjë masë nga ana e qeverisë dhe se sipas saj mjekët po blejnë vetë maskat mbrojtëse. Pampuri thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë plan masash në rast të një situate me koronavirus. Lulzim Basha deklaroi sot se PD-ja ka nxjerrë në terren grupe për të monitoruar masat që qeveria po merr për parandalimin e koronavirusit.
DEKLARATA E ORIOLA PAMPURIT
Jemi në spitalin e Durrësit ku pata rastin të vizitoj ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit, takova personelin shëndetësor, takova mjekë, prej të cilëve një pjesë e tyre ishin të pa pajisur me maska, madje edhe ata që kishin maska kishin mundur t?i siguronin privatisht duke i blerë vetë këto maska. Ka një furnizim shumë të dobët me doreza, të cilat duhet te jenë të pranishme këto ditë, mjekët nuk kanë kapuç, nuk kanë doreza, nuk kanë dezinfektantë, ka mungesë maskash. Është gjithçka ndryshe nga jo që paraqet ministria dhe nga ajo që paraqitet nga qeveria. Nuk ka asnjë plan masash të qartë dhe i cili t?i bëhet i ditur qytetarëve. Jemi në prag të një epidemie, ku vendet fqinje, Itali dhe Greqia kanë shumë të prekur. Italia ka shumë të prekur koronavirusi dhe duke qenë në një situatë të tillë sigurisht edhe Shqipëria duhet të kishte një plan masash të cilat duhet të ishin bërë të qarta qytetarëve, duhet të kishte një strategji.