#rtvora #oranews
Lëvrimi i 3 pagave nga 27 të prapambetura nxori nga greva e urisë në ditën e 16 të saj punonjësit e nënstacionit të Poçemit.
?Ka filluar lëvrimi i pagave dhe kjo na bërë që ta quajmë veten optimistë që të lëmë grevën.?
Por punonjësit e stacionit që furnizon me ujë e energji Mallakastrën kanë një kusht.
?14 punonjësit e këtij nënstacioni kanë paralajmëruar se, nëse nuk mbahet premtimi për rinisjen e punës në ambientet e nënstacionit të Poçemit, ata do të marrin aktin ekstrem duke u futur sërish në një grevë urie.?
?Duke nisur qysh nesër me datën 1, shteti duhet të më blejë me gjithë borxhe, në të kundërt ne do të kthehemi në grevë urie sërish.?
Të enjten grevën e urisë e ndërprerën edhe naftëtarët. Por sipas punonjësve të naftës pagesat i kanë marrë vetëm një pjesë e tyre dhe kjo ka shkaktuar zemërim.
?Vetëm 20% e punëtorëve kanë marrë paga, pjesa tjetër është e palikuiduar.?
Uzina e naftës pezulloi punën 5 muaj më parë duke lënë pa punë mbi 850 punonjës.
Kompania që menaxhon uzinën thotë se shkak është bërë mosfurnizimi me naftë bruto nga Bankers Petrolium.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/levrimi-i-3-pagave-nxjerr-nga-greva-e-urise-punonjesit-e-nenstacionit-te-pocemit
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp