Report TV -Nëna lë të birin, pas 30 vitesh ai mëson vendndodhjen në Greqi

Report TV 2020-02-29

Views 1

Mbi 30 vite që nuk e ka parë nënën që e lindi.

I mbetur jetim, pasi humbi edhe babain 10 vite më parë Ardian Isufaj jeton i vetëm.Ai u drejtua në emisionin ?Pa gjurmë? si dera e vetme e hapur për të, në kërkim të nënës.

Imazhin e saj nuk e njohu, që kur ajo u largua nga shtëpia dhe e la, pas një jete dhune nga i shoqi përdorues i alkoolit.

Kur mbushi 12 vjeç Ardiani u njoh për herë të parë me imazhin e nënës, në një foto.

?Unë jam dhunuar edhe nga babai im, që kur vdiq ai mbeta i vetëm që 21 vjeç.

Foton e nënës e kam parë në moshën 12-vjeçare, kemi shumë ngjashmëri.

Të gjithë më tregonin se nëna ka qenë e pafajshme, babai pinte shumë?, rrëfen Ardiani.

Ka humbur fizikisht babain, por jo nënën.

?Pa Gjurmë? bën të mundur realizimin e ëndrrës për të riun pogradecar.

Për herë të parë, ai komunikoi live me disa nga njerëzit më të afërt të familjes nga ana e nënës.

Së pari me tezen e tij, Sadeten.

Share This Video


Download

  
Report form