Humb jeten peshkatari 53-vjecar, shpeton shoku i tij

RTV KLAN 2020-03-02

Views 1

Një peshkatar 53-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën mesditën e sotme në bregdetin e Durrësit. Ardian Mërkuri kishte dalë në det së bashku me mikun e tij, 48-vjeçarin Ilir Bardheti me një pedalon, i cili është përmbysur për shkak të dallgëve.

Pas ndërhyrjes së familiarëve dhe forcave të policisë është bërë e mundur nxjerrja e 48-vjeçarit Bardheti ndërsa vijojnë kërkimet për peshkatarin tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe polumbarët e RENEA-s për të bërë të mundur gjetjen e tij.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form