TIRANE-Paulin Luli ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Rezervave Materiale të Shtetit. Luli dje i ka dorëzuar dorëheqjen ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndërsa thekson se vendimin e ka marrë me vullnet të plotë. "Tani kam kohë dhe liri për të bërë më shumë gjëra për vete dhe familjen' thotë ai.
"Për të gjithë ata që janë të paqartë ndoshta më qëllim si dhe ata që janë kureshtarë të dinë më shumë sqaroj se: Kam dhënë dorëheqjen me vullnet të plotë nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit.