Seanca e ndërmjetësimit në rubrikën ?Shihemi në gjyq?, në Tv Klan solli përballë njëri-tjetrit Mimozën dhe vëllain e burrit të saj, Azizin.
Problematika e saj është e madhe dhe shkak për këtë është bërë një rrugë, e cila është bllokuar dhe si pasojë Mimoza duhet të kalojë në varreza për të shkuar në shtëpi. Problematika lidhet edhe me familjen Sula, e cila pretendon se është pronare e asaj toke.
Në një lidhje telefonike në studio, Rabije Sula u shpreh se nuk ishte dakord që emri i saj të përmendet në emision. Sipas saj, nëna e saj është pronare e tokës dhe nuk ju ka ardhur asnjë urdhër për të hapur rrugën.