Parku ?Rinia? po shndërrohet në një nga xhevahirët më të bukur të qytetit në 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet. Ky park po transformohet tërësisht në një mjedis më të gjelbër, më argëtues e më funksional për qytetarët, teksa punëtorët po mbyllin edhe detajet e fundit.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet në parkun që do të shërbejë jo vetëm si vend çlodhje për të rriturit, por edhe si një hapësirë për argëtimin e fëmijëve.
?Është një rikthim shumë i bukur në parkun ?Rinia?, i cili sot është kantier pune dhe po paguan haraçin e paragjykimit, cinizmit dhe copat e baltës që vijnë nga mentaliteti i shoqërisë sonë. Më duket më e mirë kjo balta e punës këtu, se balta që hidhet përditë sa herë që bëjmë një projekt transformimi. Tirana ka hyrë në 100-vjetorin e dytë të saj dhe besoj se në këtë vit jubilar i shkon një bizhu si Parku Rinia?, tha Veliaj.
Kryebashkiaku u shpreh se pavarësisht kritikave, koha ka treguar se çdo projekt ka rezultuar histori suksesi.
?Nuk jemi mësuar t?i bëjmë pa fjalë dhe pa zhurmë punët në Bashkinë e Tiranës, por sa herë që këto projekte sulmohen besoj se mbajnë syrin e keq larg. Mezi pres të jem këtu ditën që do ta hapim, për t?i dhënë fëmijëve përpara 1 qershorit, një nga dhuratat më të bukura në zemër të qytetit. Detyra jonë është t?i mbajmë sytë te finishi, bota le të thotë çfarë të duan, kur të mbarojë do marrim notën për punën që kemi bërë. Po bëjmë punë për Tiranën e 100 viteve të ardhshme, ndaj besoj se Parku ?Rinia? është realisht kartolina e këtij 100-vjetori?, tha ai.
Si një nga qytetet më miqësore për fëmijët, hapësira kryesore e këtij parku u është kushtuar të vegjëlve, me një kënd lodrash të posaçëm për ta.
?Jemi munduar që hapësirën ta trajtojmë si një ekonomi familjare; pra, secilës grupmoshë të familjeve tona t?i japim hapësirën e vet. Pjesa më e madhe u kushtohet fëmijëve me një park lojërash fantastik, ku ata të kenë mundësi të luajnë në zemër të qytetit, pa shkuar në një nga zonat tona periferike të liqenit të Tiranës apo Farkës?, u shpreh Veliaj.
Një vëmendje të veçantë, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar edhe moshës së tretë, ndërkohë që nuk mungojnë as hapësirat ku shumë mirë mund të improvizohen aktivitete apo koncerte.
?Një nga gjërat risi është se kemi gërshetuar edhe një hapësirë për të moshuarit, për ata që luajnë domino, shah. Është një kërkesë që na e bëjnë vazhdimisht. Më vjen mirë që edhe për gjyshin dhe për gjyshen, kemi një hapësirë të dedikuar. Kemi një hapësirë tjetër e cila është vetëm për aktivitete; kemi improvizuar gjithmonë aktivitete, ose koncerte, ose konkurse, lojëra për fëmijët, tani do të kemi një hapësirë të dedikuar si amfiteatër vetëm për aktivitetet?, deklaroi ai.
Për herë të parë, Parku ?Rinia? do të ketë edhe një hapësirë kushtuar kafshëve, duke ofruar edhe më shumë siguri për frekuentuesit e tjerë të këtij parku.
?Për ata që janë kafshëdashës, për katërputroshët kemi një hapësirë të veçantë, një kënd lodrash për kafshët shtëpiake,...