Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se ka qenë viktimë e dhunës. Deputetja ngri zërin në mbrojtje të grave duke kërkuar marrjen e masave urgjente pas krimeve të fundit në familje në Rrëshen dhe në Durrës. Ajo u shpreh se në 2 muaj janë vrarë shtatë gra dhe akuzoi se nuk është asgjë për parandalimin e këtij fenomeni.