Ora News - Lame: Ndërtesat e palegalizuara që shemben do përfitojnë nga projektet

Ora News Lajme 2020-03-04

Views 0

#rtvora #oranews

Ndërtesat që nuk legalizohen por që mund të shemben si pasojë zbatimit të planeve urbanistike apo projekteve të ndërtimit, do të përfitojnë nga projektet e strehimit social ose nga banesat në pallatet e reja.

Kjo pikë u jep shpresë dhe rasteve që janë të përjashtuara deri më sot dhe është e parashikuar në ndryshimin e fundit për regjistrimin e pasurisë.

Artan Lame: Askush që ka një banesë nuk mund të nxirret nga banesa pa marrë një shpërblim, qoftë edhe të pjesshëm për banesën e tij. Do të përfitojnë nga dy kategori, ose nga banesa sociale, ose do përfshihen në projektet e shpronësimit për interes publik.

Në draft parashikohet gjithashtu regjistrimi i pasurisë përfundimtare të tokave të marra në bazë të ligjit 7501. Në rastet kur ky ligj nuk është pranuar të zbatohet por banorët kanë ndarë kufijtë në bazë të ligjit të vjetër do të mund të marrin tapitë.

Artan Lame: Objektet e vjetra gjysmë në këmbë apo të rindërtuara në një objekt të vjetër, përfshihen në këtë proces dhe përfitojnë.

Nga zbatimi i ligjit do të përjashtohen ato sipërfaqe që janë tokë në bregdet, rërë, dhe që në mënyrë abuzive janë ndarë nga ish komisionet e ndarjes së tokës, apo dhe që kanë falsifikuar dokumentet. Në komision është propozuar që sipërfaqe e tokave që do të mbesin të lira nga verifikimi do ti kalojnë për kompensimin e ish pronarëve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/lame-ndertesat-e-palegalizuara-qe-shemben-do-perfitojne-nga-projektet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form