http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama tha para banorëve të Thumanës se shtëpitë që do të ndërtohen për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit do të jenë vila.Teksa prezantoi këtë të martë modelet e banesave të reja, kreu i qeverisë nuk i kurseu falenderimet, vençanërisht ndaj inxhinnieres Luljeta Bozo, e cila me daljet e saj publike arriti të qetësonte shumë qytetarë të frikësuar në ato ditë të vështira për Shqipërinë.?Duhet ta bëjmë këtë punë me përgjegjshmëri, duhet të bëjmë verifikimet e duhura. Sic ju kam thënë që ditën e parë unë do të qëndroj bashkë me ju, për të bërë më të mirën që të gjithë ata që në ato momente të para ishin të shiokuar dhe ndjeheshin të pashpresë, ta bëjnë gëzuar vitin e ri me shtëpinë e re. E dyta, cdo krizë është një mundësi. Mirë është që krizat të mos vijnë, por kur vijnë njeriu duhet të shohi se ç?duhet bërë që të dali dicka e mirë. Një e keqe si ajo që ndodhi mos ardhtë më kurrë, por e mira që do të ndodhë është që t?ju fusim në shtëpi me kushte optimale. Këto do jenë shtëpi-vila në kuptimin e plotë të fjalës, si ato që kanë milionerët. Është shumë e rëndësishme për familjet që janë më shumë se një kurorë ti japim mundësi të kenë shtëpinë e tyre?, tha mes të tjerash Rama.