“Kurre mos hiqni dore, kurre mos u deshperoni” |Lajme - News

RTV KLAN 2020-05-10

Views 2

75-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në luftën e Dytë Botërore, mbretëresha e Britanisë së Madhe e shfrytëzoi për të inkurajuar britanikët në luftën tashmë të quajtur të Tretë, kundër Covid-19. Ajo tha se ishte krenare për mënyrën se si njerëzit i ishin përgjigjur pandemisë.
"Kur shikoj vendin tonë sot dhe shoh se çfarë jemi të gatshëm të bëjmë për të mbrojtur dhe mbështetur njëri-tjetrin, unë them me krenari se ne jemi akoma një komb, të cilin ata ushtarë trima dhe marinarë do ta admironin edhe sot?.
Elizabeta ka cituar mesazhin domethënës së asaj kohe, simbol i qëndresës dhe ecjes përpara pavarësisht vështirësive.
"Në fillim, pamja dukej e errët, fundi i largët, rezultati i pasigurt. Por asnjëherë mos u dorëzo, kurrë mos u dëshpëro?.
Monarkja 94-vjeçare mbajti fjalimin në të njëjtën orë me fjalimin e fitores para kombit që mbajti babai i saj 75 vite më parë. Gjatë festimeve të Britanisë me 8 Maj 1945, Elizabeta dhe motra e saj e ndjerë Margaret, iu bashkuan celebrimeve jashtë Pallatit Buckingham, dhe besohet se kjo ka qene e para herë dhe e vetme që ajo ka qenë në mesin e publikut të panjohur.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form