Janë më shumë se gjysma e punonjësve në sektorin privat, të cilët nuk kanë përfituar ende ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh e cila mundësohet nga paketa e dytë e qeverisë.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë subjektet private që të kryejnë aplikimin në mënyrë që punonjësit e tyre të marrin pagën në këtë situatë të vështirë për shkak të pandemisë së Covid-19.
Tatimet thonë se janë në total 13.571 subjekte të cilët nuk kanë plotësuar kërkesën , ndërsa ka publikuar edhe listën me niptet identifikuese të tyre. (GRAFIK)
Vetë kryeministri Rama paralajmëroi në fillim të javës miratimin e një akti i cili do të vendoste gjoba për kompanitë që nuk do të aplikonin për marrjen e ndihmës për punonjësit, por me sa duket as kjo thirrje nuk ka funksionuar.
Deri tani kanë marrë ndihmë nga paketa e dytë afro 86 mijë punonjës, ndërsa në total qeveria parashikon që përfitues të jenë 176 mijë. Rreth gjysma e tyre nuk kanë marrë ende ndihmën, një pjesë për shkak të procesit të verifikimit e një pjesë tjetër për shkak se administratori i kompanisë nuk ka bërë aplikimin. Nga paketa e zgjeruar përfitojnë të gjithë të punësuarit në biznesin e vogël me xhiro deri në 14 milion lekë në vit pavarësisht nëse kanë qenë apo jo të mbyllur gjatë pandemisë, me përjashtim të industrisë ushqimore dhe farmaceutike, punonjësit e sektorit të turizmit, të pushuarit nga puna deri në datën 10 prill në bizneset e mëdha, dhe bizneset e mëdha të cilat janë mbyllur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/