Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, ka ngecur në procesin e shpronësimit të tokës. Nga gjithsej 68 prona nëpër të cilat kalon traseja, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, ka arritur të lidhë vetëm tre marrëveshje për shpronësimin e tokës dhe të nxjerrë 8 vendime. Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Zoran Kitanov nuk pranoi të përgjigjet para kamerës së Alsat-it, deri ku është ndërtimi i autostradës së paralajmëruar prej kohësh. Kështu që nga ky institucion shtetëror morëm përgjigje vetëm me shkrim. Sipas tyre, situata aktuale me virusin korona ka shkaktuar një ngadalësim të këtij aktiviteti, por në terren po bëhen përgatitjet për ndërtimin e rrugës.