Me miratimin e këtij projektligji për një periudhë prej 3 vitesh mosha mesatare e punonjësve, kryesisht të policisë, ulet mesatarisht me 2 vite. Numri i punonjësve që aktualisht plotësojnë kriteret për përfitim të trajtimit financiar sipas kritereve të parashikuara në këtë projektligj është në total 613 punonjës. E ndarë sipas strukturave, si më poshtë:
Nga Policia e Shtetit 585 punonjës, ku janë 22 drejtues, 5 drejtues të parë, 28 kryekomisarë, 35 komisarë, 97 nënkomisarë dhe 398 inspektorë të cilët marrin aktualisht 204 mln lekë paga nga shteti në vit.
Në radhët e Gardës së Republikës 21 punonjës nga të cilët 4 kolonelë, 1 nënkolonel, 4 majorë, 6 kapter reshter, 5 kapterë shtabi dh e1 kaptër që aktualisht në total kanë trajtimin financiar me pagan ë 7.6 mln lekë në vit.
Nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministri 7 punonjës, ku nuk preket drejtori I përgjithshëm, por preken 2 zv.drejtorë të përgjithshëm, asnjë drejtues i parë, 2 drejtues dhe 3 kryeinspketorë me efekt financiar 3.5 mln lekë në vit.
Nga përllogaritjet rezulton se efektet financiare vjetore, nëse zbatohet ligji duke filluar nga viti 2020, për të gjithë punonjësit që plotësojnë kriteret, është 215 506 116 lekë. Nisur nga mundësitë për zëvendësim, në mënyrë të veçantë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e cila përfshin numrin më të madh të punonjësve me gradë, sikurse shpjeguar në këtë rubrikë, është vlerësuar që numri i punonjësve që do të përfitojnë trajtimin financiar, të përcaktohet çdo vit në varësi të mundësive për fonde financiare për këtë qëllim.
Sipas kësaj skeme, inspektori do të përfitojë 26 200 lekë në muaj dhe mesatarisht përfshirë edhe gradat e larta rreth 29 297 lekë në muaj.