PD: Biznesi i vogel po falimenton |Lajme-News

RTV KLAN 2020-05-11

Views 0

Për të treguar goditjen që ka pësuar nga pandemia biznesi i vogël, demokratët kanë zbritur në terren për të bërë llogaritë e humbjes, së bashku me disa profesionistë kontabël. Listës së humbjeve ata thonë se tashmë i shtohen taksat dhe tarifat e qeverisë.
"Asnjë qeveri nuk ka bërë këtë që ka bërë qeveria Rama, që u merr para bizneseve të vogla, që u merr para më të pamundurve për t?ua çuar ato oligarkëve dhe gjithë bizneseve që marrin tendera publikë edhe në këtë periudhë dhe favorizohen nga qeveria".
Konsulentët financiarë treguan përmes kalkulimeve se paketat e ndihmës së dhënë nga qeveria nuk i vijnë aspak në ndihmë biznesit të vogël.
?E gjithë llogaria në muaj i kushton pronarit të biznesit 307 680 lekë ose rreth 3 milionë lekë. Nga këto shpenzime, qeveria paguan vetëm 26 mijë lekë për secilin, duke bërë që borxhi i një biznesi bar kafe me 6 persona të jetë rreth 1.5 milionë lekë çdo muaj?
?Deri tani sipas të dhënave që kemi nga INSTAT-i dhe Thesari qeveria ka paguar me pagën 260 mijë lekë rreth 60 mijë punonjës ose 12.5 milionë euro. Është një shifër shumë e vogël. ?
Biznesi i vogël i bën thirrje qeverisë që të ulet me grupet e interesit, që të shikojë edhe një herë paketat, pasi në të kundërt do shkohet drejt falimentit.
Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form