TIRANE-Ndahet nga jeta ish-kreu i Akademisë së Shkencave, peshëngritësi i njohur në vitet '67-'74 Gudar Beqiraj. Zemra e tij pushoi së rrahuri ditën e sotme, që përkon edhe me ditën e lindjes së tij, 72 vite më parë. Gudar Beqiraj përpos asaj që la pas me sportin, është një emër i njohur pasi ka mbajtur disa poste të rëndësishme, si dekan, zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave dhe më pas kryetar në 2017, zëvendëspresident i Komitetit Olimpik Kombëtar, shef i delegacioneve shqiptare në Lojërat Olimpike, etj. Ai është nderuar edhe me shumë çmime, mes tyre në 2016 me medaljen e Artë për kontributin 50 vjeçar në sportin botëror të peshëngritjes, nga Federata Botërore e Peshëngritjes. Gudar Beqiraj do të përcillet për në banesën e fundit nesër në orën 11:00 në Tufinë. Homazhet, tha Vasil Tole për Report Tv nuk do të jenë të formës klasike si më parë për shkak të pandemisë.
Kush ishte Gudar Beqiraj?
Akademik Prof. Dr. Gudar Beqiraj, mbaroi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës. Ishte specializuar në Gjeostatistikë pranë Qendrës së Gjeostatistikës në Fontainbleau, Francë si dhe në metodat e informatikës së aplikuar në Gjeofizikë në Universitetin Paris VI, Francë. Në 1992 ka kryer punë shkencore pranë Universitetit ?La Sapienza?, Romë, Itali. Në vitin 1994 merr titullin ?Profesor?, dhënë nga Këshilli i Lartë i Atestimit të Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë. Në vitin 2003 i akoedohet titulli ?Akademik?, dhënë nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Në 2012 është bërë anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve.