“Veljanovski ka mundur të parandalojë dhunën në Kuvend”

alsatmtv 2020-05-11

Views 2

Ish-kryetari i Parlamentit Trajko Veljanoski ka mundur ta parandalojë sulmin në Parlament më 27 Prill të vitit 2017. Nëse ai do të kishte kërkuar, shërbimet do ta kishin fikur menjëherë mikrofonin në foltore, dhe nuk do të mund të këndoheshin himnet maqedonase dhe shqiptare, gjë që çoi në përshkallëzimin e ngjarjeve dhe ndërhyrjen në objekt. Kjo u tha sot në gjykimin për porositësit e ndërhyrjes së përgjakshme në Parlament, nga punonjësi i këtij institucioni përgjegjës për sistemin e votimit dhe monitorimit, Sashko Kocevski. Ai kujtoi se para se të këndoheshin himnet, koordinatori i atëhershëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, kërkoi një ndryshim në rendin e ditës dhe një adresim procedural nga foltorja, por ishte refuzuar nga Veljanoski. Pas tij, deputetët Ilija Dimovski, Xhevad Ademi dhe Zekirija Ibrahimi kanë kërkuar të flasin. Kocevski theksoi në gjykatë se megjithëse Ibrahimi nuk ishte kryetar ose zëvëndës i i një grupi parlamentar, megjithatë ai i pari ka marrë të drejtën për të folur. Kocevski në gjykatë pohoi se VMRO DPMNE organizoi protestat e nismës "Për një Maqedoni të përbashkët".

 "Ne morëm mesazhe nga komiteti komunal, ata i dërgonin ato tek kryetarët e komiteteve lokale dhe më pas te të gjithë anëtarët. Vendi i takimit ishte ora 17:00, Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Unë kam marrë pjesë aktive në protesta që nga fillimi, që nga fundi i shkurtit. Unë isha në njëzet protesta deri në 20 Mars 2017, ndërpreva shkuarjen  në ato protesta, sepse angazhimet e mia të punës nuk më lejuan. "-tha Sasho Kocevski, dëshmitar.

Sipas avokatit Elenko Milanov, Kocevski nuk konfirmoi që Veljanoski mund ta fikte mikrofonin në foltoren parlamentare. Prokurorja Villma Ruskovska ka qëndrim të kundërt.

 Ky dëshmitar nuk konfirmoi se mund ta kishte fikur, sepse nga viti 2017 vetë Kryetari (i Kuvendit) mund ta fikë atë. Deri në vitin 2017, pra para këtyre ngjarjeve, mund të bëhej vetëm përmes një qendre kompjuterike. Unë mendoj se kohëzgjatja absolute e këndimit nga Zekirjai, tronditja, njohja e asaj çfarë është dhe si është, nuk lejuan një reagim të tillë dhe kështu mendoj që absolutisht asgjë nuk konfirmohet?-pohoi Elenko Milanov, avokat.

 A duhet t'i kishte dhënë fjalë Zekirija Ibrahimit ose dikujt tjetër, aq sa unë u interesova, në fakt doja që të dëgjojë publiku dhe gjykata se Trajko Veljanoski ka mundur ta fikte mikrofonin në foltore derisa Zekirija Ibrahimi ka kënduar himnin shqiptar."-tha Vilma Ruskoska, Prokurore.

Sot në Gjykatën Penale dëshmoi i amnistuari Mihail Mlladenovski, i cili më parë si i pandehur dëshmoi në procesin e parë gjyqësor për incidentet parlamentare. Ai në sallën e gjyqit konfirmoi qëndrimin se ish-DSK-ja kishte përgatitur një plan për një ndërhyrje në Kuvend. Ai tha se protestat duhet të kishin bërë presion mbi formimin e qeverisë. Mlladenovskit nga DSK-ja, ka marrë detyrë t'i informonte ata për pjesëmarrjen e protestuesve, motivet e protestuesve dhe moshën e tyre. Prokurorja Villma Ruskovska tha se deklarata e tij dëshmon...

Share This Video


Download

  
Report form