Top News - Raporti i Freedom House/ Më keq Shqipëria, më mirë Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Top Channel Albania 2020-05-12

Views 0

Organizata Freedom House ka arritur në përfundimin se një numër i madh udheqësish në Evropën Qendrore dhe Lindore as nuk përpiqen të pretendojnë se po luajnë sipas rregullave demokratike.

Sipas raportit të përvitshëm ?Vendet në Tranzicion? që u bë publik të mërkurën, disa nga vendet e Ballkanit shënuan rënie në nivelin e demokracisë gjatë vitit 2019, krahasuar me një vit më herët, përfshirë Shqipërinë. Kosova shënoi rritje, por zhvillimet e këtij viti lënë shkas për shqetësim. .

Prirje shqetësuese

Në zonën me 29 vende që mbulon raporti Vendet në Tranzicion, numri i demokracive është më i ulëti në historinë 25 vjeçare të tij. Michael Smeltzer, analist kërkimor i raportit Vendet në Tranzicion, thotë se përfundimet e këtij viti janë vërtet shkurajuese.

?Ne arritëm në përfundimin se udhëheqësit dhe politikanët në rajon, po heqin dorë edhe nga fasada e demokracisë. Kjo do të thotë që maskat janë hequr. Udhëheqësit dhe politikanët nuk po fshihen më as pas respektimit formal të demokracisë, duke sulmuar hapur institucionet demokratike?, tha ai për Zërin e Amerikës.

Ai thotë se shpërbërja e këtij konsensusi demokratik është më e qartë në Evropën Qendrore dhe në Ballkan.

Katër vende kanë ndryshuar regjim: Polonia që doli nga kategoria e demokracive të konsoliduara, duke u shndërruar në një demokraci gjysmë e konsoliduar. Ndërkohë Hungaria, Serbia dhe Mali i Zi kanë dalë plotësisht nga grupi i vendeve demokratike dhe tani janë të klasifikuara si regjime hibride/demokraci në tranzicion.

Rënia në Ballkan ndodhi për shkak të tri vendeve: Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

Shqipëria rënie në qeverisje demokratike dhe proces zgjedhor

Shqipëria që edhe këtë vit është në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, shënoi rënie në qeverisjen demokratike dhe procesin zgjedhor. Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë është 7 më i larti, Shqipëria nga 3.89 pikë që kishte një vit më herët, këtë radhë kishte 3.82 pikë.

?Kjo kishte të bënte me një numër faktorësh, përfshirë bojkotimin e opozitës dhe konfliktin politik rreth zgjedhjeve që i la votuesit pa një zgjedhje të vërtetë përsa i takon votës?, thotë analisti Smeltzer.

Prirja për bojkot, u vu re në shumë vende.

?Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet. Në fakt, ata janë gjithnjë e më pak të interesuar për diskutim?, thuhet në raport.

Gjergji Vurmo, drejtor programi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë, është autor i kapitullit për Shqipërinë. Ai thotë se opozita parlamentare në fillim të vitit të shkuar u përball praktikisht me një situatë ku realisht nuk mund të korrigjonte dot qeverisjen.

?Pavarësisht kësaj situate me të cilën u përball opozita vitin e shkuar, unë personalisht mendoj se do të ishte më mirë qëndrimi brenda institucioneve?, tha ai për Zërin e Amerikës.

Pas bojkotimit, vazhduan një sërë përplasjesh institucionale?

??duke fillu...

Share This Video


Download

  
Report form