Ora News - Protesta me bori, transportuesit kërkojnë hapjen e portit të Vlorës

Ora News Lajme 2020-05-12

Views 0

#tvora #rtvoranews
Transportuesit e mallrave në Vlorë të cilët operojnë në drejtim të Italisë kanë protestuar për pezullimin e portit detar.

Kamionet janë nisur nga porti dhe kanë protestuar në mënyrë simbolike duke mbajtur borinë e stakuar.

Porti detar i Vlorës është i pezulluar prej më shumë se 45 ditësh.

Transporti i mallrave duhet të fillonte normalisht më 29 prill por sipas një urdhri të dytë nga Minsitria e Shëndetësisë ka bërë që puna në këtë port të pezollohet pa afat për disa arsye.

Së pari, sipas Ministrisëë nuk plotësohen masat anti Covid-19 dhe së dyti për afërsinë që ka porti detar i Vlorës me zonat më të prekura nga koronavirusi ne shtetin fqinj të Italisë.

Por këto janë hedhur poshtë nga transportuesit të cilët operojnë çdo ditë në drejtim të Italisë.

Sipas tyre kontrollet në port kanë qenë të shumta dhe se porti i Vlorës nuk ka asnjë afërsi me zonat më të prekura të Italisë sepse ajo operon vetëm me Brindisin dhe deri më tani Brindisi në nivelin më të ulët të të infektuarve.

Ata kërkojnë hapjen e portit të Vlorës pasi transpiorti i mallrave duhet ta kryejnë nga Durrësi dhe kjo gjë shton kostot e tyre.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/protesta-me-bori-transportuesit-kerkojne-hapjen-e-portit-te-vlores

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/gHIkH-yZiNY

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Share This Video


Download

  
Report form