Viron Bezhani, kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, në një intervistë për ?Report TV? shprehet se sportistët nuk po e marrin rrogën në këto kohë që sporti është ndërprerë për shkak të koronavirusit.
?Duhet të llogarisim një gjë, që ka shumë sportista, në të gjithë Shqipërinë që mbajnë ekonominë me 200 ose 250 mijë lekëshin që marrin nga bashkitë. Mereni pyeteni, e kanë marrë rrogën këtë muaj apo ? A nuk është e turpshme një gjë e tillë.?
Sipas Kreut të KOKSH qeveria e sheh sportin si një problem të shtuar dhe për këtë arsye e ka lënë në mëshirë të fatit. Bezhani shkon më tej duke deklaruar se qeveria po loz me sportin.
?Këta kujtojnë se mund të lozin me sportin, por unë i garantoj për një gjë, që kanë luajtur me fëmijët e tyre. Sot ata luajnë me sportin, ndërsa nesër do të luajnë me fëmijët e tyre, sepse fëmijet e tyre do ti shohin teksa zvarriten nëpër pijetoreve dhe drogës.?
Sipas kreut të KOKSH ka disa sporte që nuk përbëjnë asnjë rrezik për përhapjen e koronavirusit.
?Po mirë më çfarë e pengon pingpongun të fillojë, që ka katër metra distancë? Çfarë e pengon atletikën të fillojë? Çfarë e fillon peshgëngritjen të fillojë? E bëjmë në palestra të hapura. Hajdeni se I sigurojmë ne kushtet, po hajde të paktën të mendojmë një gjë të tillë. Unë kërkoj thjeshtë vëmendje. Këtu nuk ka vëmendje, këtu nuk e llogarit njeri nëse ka sport apo jo.?