Pasditen e sotme në emisionin investigativ ?Pa Gjurmë? u risoll historia e gardistit të humbur para 9 ditëve në Sauk. I riu doli nga shtëpia mëngjesin e 27 prillit për në punë dhe nuk u kthye më. Dëshmia e parë mbërrin në emision, ku një zotëri tregon se e ka takuar në qytetin e Elbasanit, pranë shinave të trenit. Dëshmitari e kishte takuar edhe nëntorin e kaluar gardistin në Tiranë dhe është i bindur se ai ndodhet në këtë qytet. Ndërkohë, stafi i ?Pa Gjurmë? po bashkëpunon edhe me uniformat blu të Elbasanit.