Në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë është mbajtur sot takimi i dytë mes përfaqësuesve të kësaj të fundit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për rinisjen e lojës më populloren në vendin tonë.
Në takim, nga grupet e përbashkëta të punës, është diskutuar për pika të veçanta të protokollit të masave, që janë lënë porosi nga takimi i parë, i zhvilluar të shtunën.Në ditët në vijim priten edhe vendimet, që me shumë gjasa do të konsistojnë në lejimin e stërvitjeve me datë 18 maj, diçka tashmë e lejuar dhe me ligj.