ELBASAN- Bledar Muça, një emër jo pak i njohur në Elbasan është arrestuar ditën e djeshme nga policia e këtij qyteti, pasi teksa drejtonte automjetin e tij është përfshirë në një aksident të rëndë me pasojë, plagosjen e rëndë. Mësohet se i dëmtuari është një efektiv i policisë së burgjeve, i cili ndodhej duke udhëtuar me motor, kur është goditur me makinën, që drejtohet nga Bledar Muça.
Burimet nga policia thanë se efektivi i policisë quhet Hekuran Pisha, dhe momentalisht ndodhet i shtruar në spital. Për këtë ngjarje është ndaluar dhe shoqëruar në policinë e Elbasanit, Bledar Muça. Muça, është një emër jo pak i njohur për policinë e shtetit, pasi është arrestuar disa herë për ngjarje të rëndë dhe snërisht është liruar nga gjykata.Muça, është personi që u dënua me 2 vite burgim nga gjykata e Elbasanit për goditjen me armë të dy efektivëve të Grupit të Operacioneve Speciale në Policisë e Shtetit, goditje kjo që është kryer gjatë detyrës së tyre, teksa po mbanin në vëzhgim situatën në lagjen e Çapjave në Elbasan. Muça, është pjesë e këtij grupi në këtë qytet dhe konsiderohet si miku i familjes ?Çapja?.