Report TV - Elbasan, qytetari: Ilumtur që dola, por nëqoftëse vazhdojmë kështu s'kam më mundësi!

Report TV 2020-05-13

Views 0

Në Elbasan rrugët dhe parqet e qytetit sot kanë qenë të mbushur me prindër dhe fëmijë, të cilët kanë shfrytëzuar lejen për dalje. Qyteti gumëzhinte nga zhurmat e fëmijëve, të cilët kanë luajtur me bashkëmoshatarët e tyre, sigurisht edhe të shkujdesur ndaj masave për koronavirusin. Por në rrugë, edhe pse pas orës 10, kishte edhe të moshuar të cilët shëtisnin fëmijët.

"U ndjeva shumë mirë sot, por është mirë të lehtësohen më shumë masat. Sot kam dalë me nusen dhe me nipin,"-shprehet një i moshuar

"Të gëzuar jemi ne që dalim çdo ditë, por njerëzit duan të punojnë. Po vazhduam kështu s'kemi me çfarë të dalim. Kryeministri tha do iu japim pagën e luftës, por deri më tani ska gjë,"-shprehet një qytetar.

Share This Video


Download

  
Report form