Nëna e të riut, i cili u la sot në burg nga gjykata, mes lotëve ka deklaruar se e vërteta e ngjarjes është ndryshe nga ajo sa ka thënë policia. Ajo pranon se të rinjtë kanë qenë duke festuar dhe në momentin që ka ardhur policia, ato janë tërhequr pas duke thënë se nuk do të bëjnë zhurmë. Por në ato momente, sipas dëshmisë së nënës, një polic civil i cili kishte hyrë nga dera e pasme e shtëpisë, ka bërë foto dhe në këtë moment djali nuk e ka lejuar, pasi "festa" po zhvillohej në banesë dhe s'kishin asnjë autorizim. Nëna pretendon se është dhunuar nga policia dhe djali i është kundërpërgjigjur.
"Më kanë ardhur në shtëpi ma kanë marrë djalin pa të drejtë. kemi qenë në shtëpi brenda duke festuar, kemi qenë tre veta, na thirri policia, njëri ishte civil, është hapur dera dhe djali u ka thënë "ça kërkoni, nuk e dinim që po bënim zhurmë do qetësohemi". personi që ka qenë civil ka bërë foto, kur ka bërë foto i ka thënë djali "s'ke të drejtë të bësh foto në shtëpi, nuk është lokal, ajo është shtëpi". E kam shtyrë djalin për të shtyrë djalin dhe e kam çuar lart në shtëpi. Polici civil ka goditur djalin, jemi tërhequr dhe djali është vetëmbrojtur. Djali ka shenja, pse s'i është bërë ekspertiza, na kanë tërhequr zvarrë. S'kishin autorizim, thika ka qenë thika e tortë, dy të tjerët janë lënë në burg. Djali është 18-vjeç, po e kanë deklaruar 19-vjeç. Unë jam dhunuar nga civili. Uniformat blu kanë hyrë nga dera e parme, ai civili nga dera e pasme. Janë thyer xhamat, janë thyer dyert", tha nëna.