Artistët e Teatrit Kombëtar për shkak të COVID 19 që prej muajit mars të këtij viti e kanë zhvendosur aktivitetin e online nga shtëpitë e tyre. Nga tre projektet e prezantuara në kalendarin artistik për muajt shtator 2019 deri në qershor të 2020-s, është ngjitur në skenë vetëm, ?Galaksia? apo ndryshe ?Skena nga një ekzekutim? me regji të Rovena Lules. Ndërsa, dy projektet "Coriolanus" me regji të Altin Bashës dhe ?Borgjezi Fisnik" me regji të Erik Vinger përkatësisht të financuara nga buxheti i shtetit secila me 5 500 000 lekë janë pezulluar.