Mirela Kumbaro flet per incidentin e kemishes: s’kam asnje lloj kompleksi, por...-Rudina(5 maj 2020)

RTV KLAN 2020-05-13

Views 4

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. Në Skype: #MirelaKumbaro #TvKlan

Deputetja Mirela Kumbaro u pyet këtë të martë në emisionin ?Rudina? në Tv Klan, në lidhje me incidentin e javës së kaluar në parlament, kur një kopsë këmishe e saj mori vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale.

Ish-Ministrja e Kulturës tha se kur mediat përpara sesa të japin lajmet të cilat vërtetë i interesojnë komunitetit, mbushin për like rrjetet me mediokritete, ajo nuk ka asnjë lloj kompleksi, asnjë lloj problemi, thjeshtë e bën të qeshë dhe e injoron.

Rudina: Meqë jemi tek lajmet e fundit, sigurisht nuk mund të mos e pyesim, sepse lajmet e showbizit e përmbajnë edhe atë element. Është bërë lajm në rrjetet sociale, kohët e fundit, ju e dini, ngjarja e parlamentit, kur ju u ngritët për të mbajtur një fjalim, një detaj, një incident fare i vogël, i parëndësishëm, por që mori headlinet, mori lajmet e të gjitha portaleve. Cili do të ishte komenti juaj?

Mirela Kumbaro: Në radhë të parë unë jam kundër çdo lloj, ju e quajtët ?lajm?, por do të më lejoni t?ju korrigjoj, është vetëm një banalitet, por po të ishte vetëm një banalitet nuk do të ishte problem, kur këto bëhen seksiste dhe bëjnë objekt të debateve të diskutimit, gratë, qofshin këto moderatore si ju, gazetare, politikane, apo artiste, dëshmojmë ende për një nivel shumë të ulët të emancipimit në radhë të parë të mediave. Mua më erdhi mirë që atë ditë pati shumë portale që u morën me fjalën time, sikurse u morët edhe ju me faktin që duhen hapur muzetë, me problemet e artistëve, me shqetësimet e librit, me kërkesën që unë bëra për të ulur tatimin mbi të ardhurat e artistëve, për t?i lehtësuar ata. Por natyrisht që më pas banaliteti dhe mediokriteti është ende për fat të keq një virus shumë i rëndë, i cili nuk ka për të dalë me karantinën, do të na duhet një luftë e gjatë emancipimi për të luftuar ndaj këtyre qëndrimeve. Që një pjesë mediokre të merret me to, sigurisht na duhet të bashkëjetojmë me mediokritetin, por kur pastaj mediat përpara sesa të japin lajmet të cilat vërtetë i interesojnë komunitetit, mbushin për like rrjetet me mediokritete, unë nuk kam asnjë lloj kompleksi, asnjë lloj problemi, thjeshtë më bën të qesh. Mendoj që?e injoroj, kaq.

Rudina: Meqë jemi këtu, ndoshta nuk do ju pëlqejë që të ndalojmë, por parë nga një këndvështrim tjetër mendoj që ka vlerë. Jam kurioze të di, si u ndjetë ju në atë moment, kur kuptuat që ajo gjëja po ndodhte, sepse ka shumë vajza apo gra që në një situatë të tillë, turpërohen, skuqen nga turpi. Çfarë ndodhi me ju dhe çfarë duhet tu themi këtyre grave që ndihen kaq në siklet që ndodhi diçka kaq njerëzore dhe kaq e natyrshme, që mund t?i ndodhë kujtdo.

Mirela Kumbaro: E vlerësoj shumë këtë pyetje dhe shumë faleminderit që ma bën, sepse ndërkohë turpi është një ndjenjë që duhet të na vijë nga veprime të cilat në mënyrë të ndërgjeg...

Share This Video


Download

  
Report form