?Shqiptarë të depolitizuar nuk ka?. Ky ishte konkluzioni që nxorri një qytetar që u bë mëngjesin e sotëm pjesë e programit ?Shtypi i Ditës dhe Ju? në Report Tv. Duke diskutuar me gazetarin Andi Kapxhiu për reformën zgjedhore ai tha se qeveria kujdestare nuk garanton zgjedhje të lira ndërsa sqaron se edhe shqiptarët që jetojnë prej një jete në Amerikë a Itali janë të ndikuar nga politika e Tiranës.