Parlamenti miraton faljen e gjobave | Lajme - News

RTV KLAN 2020-05-14

Views 0

Kuvendi vendosi të falë të gjitha gjobat e vendosura si pasojë e shkeljes së rregullave të vendosura gjatë pandemisë.

Me shumicë votash u kalua edhe akti-normativ për shtyrjen e qerasë me dy muaj.

Rrugë iu hap edhe ndryshimeve në buxhetin e vitit 2020, që lidhen me paketën e dytë financiare dhe shtimin e 7 miliardë Lekëve për përballimin e situatës së Covid-19.

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, përgjegjës për koordinimin gjate pandemisë, ripërsëriti qëndrimin se qeveria nuk ka ndërmend të ulë pagat e pensionet sqaroi se nga paga e luftës me të dyja paketat kanë përfituar 133 mijë qytetarë.

?Sot janë paguar 59 mijë qytetarë nga pagesa e parë dhe 74 mijë nga pagesa e dytë. Të gjithë vendet e rajonit kanë përdorur të njëjtën formulë, jemi vendi i dytë në rajon. Pensionistët, jo vetëm që s?kemi ndërmend t?i prekim por ne sa i rritëm me 21 milionë Dollarë?, tha ministri Arben Ahmetaj.

Pagat prej 40 mijë Lekësh i kanë marrë edhe 790 punonjës të rafinerisë së Ballshit.

Ministrja e Infastrukturës bëri të ditur gjithashtu se ka nisur dorëzimi i ofertë-kërkesave për tenderin e pezulluar për shkak të pandemisë, atë për ndërtimin e parkut fotovoltanik në Karavasta.

Edhe këtë të enjte seanca plenare u zhvillua me masa të larta sigurie. Një ekip mjekësor pajisi me maska e dorashka deputetët që nuk i kishin dhe i mati temperaturën çdonjërit prej tyre para hyrjes në sallë, ndërsa brenda u respektua distancimi fizik.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form