Presidenti amerikan Donald Trump bën përgjegjëse Kinën për përhapjen e COVID-19 në gjithë botën. Ai pohoi para gazetarëve, kur u pyet nëse kishte fakte për këto akuza.
Se ç?prova ka parë, këtë tha se nuk i lejohej ta bënte publike, por sipas tij ekzistojnë vetëm dy mundësi pse Kina e lejoi daljen e COVID-19 nga laboratori i Wuhanit.
?Ata ose nuk e penguan dot për shkak të paaftësisë, ose e lejuan që të përhapej?.
Me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, shërbimet amerikane të zbulimit kanë nisur hetimet mbi prejardhjen e koronavirusit që ka paralizuar ekonominë globale përmes masave të bllokimit për frenimin e përhapjes.
Mediat amerikane thonë se në konsultim edhe me grupet shkencore, inteligjenca amerikane beson se origjina e COVID-19 është natyrore.
Por pistat e hetimit janë dy, ose virusi është përhapur përmes kafshëve të infektuara ose ka dalë aksidentalisht nga laboratori i virologjisë në Wuhan.
Zbulimi amerikan përjashton mundësinë që COVID-19 të jetë një armë biologjike, një virus i krijuar apo i modifikuar gjenetikisht nga njeriu.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/