Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero tha në emisionin 'Pa Protokoll' se janë 3400 biznese që nuk kanë aplikuar për të përfituar nga paketa e parë, të cilave u është lënë afat deri më 5 maj. Në lidhje me garancinë sovrane janë 72 bizneset e mëdha që përfitojnë 455 milionë lekë kredi për pagat e punonjësve.
Vjero tha se aktualisht janë identifikuar 3400 biznese që janë tatim-paguese dhe ende nuk kanë aplikuar për të përfituar nga paketa e parë për rrogën minimale 26 mijë lekë për 3 muaj për punonjësit e tyre. Vjero tha se këtyre bizneseve u është lënë në afta kohor nga tatimet deri të martën më 5 maj dhe janë njoftuar elektronikisht për të aplikuar, por që Tatimet janë ende në pritje të tyre."Janë edhe 3400 biznese tatim-pagues që nuk kanë kërkuar pranë Drejtorisë së Tatimeve që të përfitojnë nga paketa e parë pagën e luftës prej 26 mijë lekë për 3 muaj për punonjësit e tyre. Këto biznese janë mbyllur gjatë pandemisë dhe i plotësojnë kriteret për të përfituar nga kjo paketë. për këtë tatimet u kanë lënë një hapësirë kohore deri të martën me 5 maj dhe janë njoftuar elektronikisht dhe Tatimet janë në pritje nga ana e tyre", tha Vjero.