Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar mbrëmjen e të enjtes, në një mbledhje online, prishjen e Teatrit Kombëtar. Vota pro e 60 nga 62 anëtarëve të Këshillit vjen vetëm pak ditë pasi qeveria vendosi t?ia kalojë teatrin Bashkisë në pronësi.
Vendimi u bazua në një akt-ekspertizë të bërë nga Instituti i Ndërtimit, në të cilin thuhet se godina e Teatrit Kombëtar, e ndërtuar që në vitin 1938, ka dëmtime dhe përkulje në disa zona të soletës, degradim të sipërfaqes dhe materialeve për shkak të cilësisë dhe vjetërsisë, cedime të dherave në pjesën e skenës rrotulluese dhe degradim të bazamentit mbajtës, ç?ka rrezikon aftësinë mbajtëse të tyre.
Akt-ekspertimi i bërë në vitin 2018 nga Instituti i Ndërtimit vlerëson se kushtet aktuale të godinës së Teatrit Kombëtar nga ana statike nuk janë të përshtatshme për kryerjen e aktiviteteve dhe se janë jashtë normave të projektimit e shfrytëzimit të godinës.
Ekspertët kishin arritur në përfundimin se riparimi i objektit në 90% të tij dhe sjellja e godinës në kushtet teknike të sotme përbën vështirësi dhe se kërkon një kosto shumë të madhe. Për këtë arsye sugjeruan shembjen e godinës, pasi sipas tyre është jashtë normave të projektimit duke rrezikuar deri jetën dhe shëndetin e njerëzve.
Në një tjetër mbledhje, të parashikuar për ditën e hënë, Këshillit Bashkiak i Tiranës do të votojë projektvendimin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Pas ndërprerjes së negociatave me privatët, Bashkia do të marrë një kredi nën garancinë e qeverisë për realizimin e projektit të ri.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/