Memedi: Qëllimi i VMRO-së ishte që protestuesit ta dëgjojnë himnin e kënduar nga Zekirja Ibrahimi

alsatmtv 2020-05-15

Views 1

Në dëshminë në Gjykatë ish deputeti Vesel Memedi tha se dhuna në Kuvend ishte skenar i organizuar mirë. Tha se mes fjalimeve të deputetëve Kërsto Mukoski dhe Zekirja Ibrahimi, deputetët Artan Grubi dhe Xhevad Ademi kërkuan fjalë. Pa një shpjegim nga kryeparlamentari i atëhershëm Trajko Veljanoski, fjalën e mori Ibrahimi, megjithëse kanë reaguar deputetët e BDI-së.

Mbrojtja nuk ka asnjë dëshmi se Grubi dhe Ademi kanë kërkuar fjalë nga Veljanoski.

Sigurisht që Artan Grubi dhe deputeti Xhevad Ademi do të thirren për të treguar nëse janë paraqitur, nëse janë çlajmëruar dhe nëse ka qenë kjo që Vesel Memedi deshi ta imponojë - deklaroi Elenko Milanov, avokat.

Prokurorja Ruskovska bind se nuk ka dëshmi kundër Zekirja Ibrahimit. Hodhi poshtë tezën se këndimi i himnit shqiptar ishte motivi kryesor për ndërhyrjen në Kuvend.

Që nga fillimi i protestave "Për një Maqedoni të përbashkët ", plani ishte që nëse formohet një shumicë e re parlamentare, masa e njerëzve do të hyjë në Kuvend  u shpreh Vilma Ruskovska, prokurore.

Gjykimi vazhdon më 28 maj. Ish kryeparlamentarei Veljanoski dhe ish zyrtarët e VMRO-së Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe ish drejtori i DSK-së Vladimir Atanasovski akuzohen për urdhërimin e incidenteve parlamentare.

Igor Stefanovski

Share This Video


Download

  
Report form