?Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit? paditi këtë të premte 3 inxhinierët e Institutit të Ndërtimit që firmosën akt ? konstatimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Artistë dhe aktivistë ju drejtuan Prokurorisë së Tiranës me pretendimin se ata kanë shpërdoruar detyrën, pasi kanë përdorur për këtë vendim një ekspertizë të vitit 2018 pa e inspektuar vetë objektin.
Po ashtu Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka nisur hetimet pas një kallëzimi nga ?Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit? ndaj Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke e quajtur të paligjshëm vendimin e tij për shembjen e godinës së teatrit.
Mësohet se ky procedim është regjistruar vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Artistët dhe aktivistët po qëndrojnë pranë teatrit, por grumbullimi i mbrëmshëm me vajtjen atje të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka sjellë penalizime.
Mbrëmjen e së enjtes policia procedoi dhe gjobiti kryedemokratin dhe 39 persona të tjerë. Në njoftim thuhet se ata u grumbulluan përtej fashës së orarit të lejuar në kushtet e pandemisë së COVID-19, duke shkelur masat. Po ashtu atyre ju hoq edhe leja e drejtimit për 3 vjet.
Një masë e ngjashme u mor për kryetarin e Partisë Demokratike dhe disa persona të tjerë edhe nga Policia e Durrësit një ditë më parë, për grumbullim të paligjshëm në ambiente të mbyllura.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/