#tvora #rtvoranews
Duket se ligji vepron në dy standarte, ku nuk është i njëjtë për të gjithë.
ISHSH vendosi për gjobitjen dhe mbylljen e RTV Ora me pretekstin se nuk janë respektuar masat anticovid që qeveria ka vendosur në këtë situatë, por në anën tjetër, ligji nuk e prek policinë e shtetit dhe as deputetët socialistë.
Në disa foto të publikuara nga vetë RTV Ora të një mbledhje të policisë së shtetit në Tropojë si dhe të deputetëve socialistë duken qartë shkeljet e masave të distancimit social dhe ato higjienike.
Pjesëtarët e këtij takimi janë ulur shumë pranë njëri-tjetrit dhe asnjëri prej tyre nuk është i pajisur as me maskë dhe as me doreza.
E njëjta gjë ndodh dhe me deputetët të cilët nuk respektojnë distancimin fizik, për më tepër që nuk janë të pajisur as me maska e as doreza.
RTV Ora i bën thirrje ISHSH dhe kryeinspektores Areti Beruka që të marrë të njëjtat masa ndëshkuese ndaj tyre njësoj siç bëri edhe me televizionin.
Njuma: Akti normativ për pandeminë dukshëm po i shërben qeverisë për t'i mbyllur gojën RTV Orës. Teksa 1 orë më parë kryeministri njoftoi hapjen e madhe ditën e hënë, me një akt të paprecedentë, ISHSH gjobiti 4 herë dhe urdhëroi mbylljen e RTV Ora për shkeljen e masave të vendosura nga qeveria në kuadër të koronavirusit. Një veprim ky që ngre shumë pikëpyetje për cënimin e lirisë së shprehjes dhe mënyrën selektive se si po goditet një media e pavarur dhe shpesh kritike me qeverinë.
Pretendimi i ISHSH në një dokument të shkruar dhe me gafa e gabime të shumta është cilësuar nga organizma të huaja dhe përfaqësues të mediave dhe organizata të gazetarëve, një vendim arbitrar që e bën edhe më të vështirë thënien e së vërtetës. Ne e sfidojmë ISHSH-në dhe kryeinspektoren Areti Beruka që të respektojë të njëjtin standart si për RTV Ora dhe të gjobisë këta deputetë dhe të mbyllë edhe Parlamentin për shkeljen e normave higjieno-sanitare. Nëse ka nevojë për prova, kjo foto është dëshmi e pa kundërshtueshme se si deputetë të mazhorancës nuk e respektojnë asnjë rregull të distancimit fizik.
Ndërkohë që shteti po ndëshkon qytetarët me gjoba edhe pse protestojnë për teatrin apo në sheshin "Skënderbej" apo se shkelin rregullat e përcaktuara në aktin normativ, një tjetër foto në një takim të policisë së shtetit në Tropojë në një ambient të mbyllur si kundër shihet dhe në foto pa respektuar distancën, pa maska, pa doreza në një sallë të mbushur plotë tregon se po veprohet në dy standarte. Ligji është i njëjtë për të gjithë, edhe për kryedemokratin Lulzim Basha, edhe për policinë e shtetit dhe për RTV Ora si dhe për parlamentarët socialistë. Falenderoj të gjithë ata kolegë, gazetarë si dhe qytetarë që na kanë telefonuar të shqetësuar për këtë maskaradë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/nuk-mund-te-kete-dy-standart-i-ka-pare-ishsh-keto-foto
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV ...