#tvora #rtvoranews
Asnjë nga draftet e palëve politike në vend, mazhorancës dhe opozitës së bashkuar nuk japin zgjidhje për çështjen e financimit të partive gjatë fushatave zgjedhore. Një dokument me komentet e Këshillit të Europës për Ligjin për Financimin e Partive Politike, thekson se palët nuk japin zgjidhje për reklamat e partive në fushatë, përdorimin e fondeve shtetërore apo favorizimin e partive të mëdha.
Këshilli i Europës është i pakënaqur me mënyrën se si politika shqiptare ka adresuar çështjen e financimit të partive gjatë fushatave zgjedhore.
Në komentin për draftet e përgatitura si nga mazhoranca ashtu dhe nga opozita e bashkuar, Këshilli i Europës thekson se ato nuk reflektojnë problematikat kyçe, që sipas ekspertëve janë kufizimi ose ndalimi i reklamimeve të paguara politike në media.
"Drafti i konsoliduar" nuk përcakton shpenzimet e fushatës, ka dispozita problematike për përdorimin e burimeve publike dhe nuk ndryshon dispozitat mbi sanksionet për të siguruar fleksibilitet të mjaftueshëm dhe proporcionalitet.
Këshilli i Europës është gjithashtu kritik me draftin e përgatitur nga komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore pasi nuk adreson çështjen e financimit e partive politike jashtë fushatave zgjedhore.
?Ky është një hendek i problematik, sepse nuk ka asnjë ndalim për partitë që të përdorin burime të grumbulluara jashtë periudhave elektorale për të financuar fushatat.?
Drafti i Opozitës së Bashkuar, thekson Këshilli i Europës, nuk përcakton qartë detyrimin e subjekteve zgjedhore për të paraqitur pasqyrat financiare të fushatës zgjedhore.
Për më tepër, ai i zhvendos dispozitat e Ligjit për Partitë Politike pa i zgjidhur problemet e mbetura në rregullimin e financimit jo-zgjedhor, veçanërisht sistemin e subvencioneve shtetërore.
Këtë Këshilli i Europës nënvizon se sistemi favorizon në mënyrë joproporcionale partitë e mëdha, ndërsa nga ana tjetër mungojnë kufijtë për dhurimet.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/keshilli-i-europes-kritika-drafteve-pune-e-paplote-reformen-zgjedhore
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv