Njëzet e katër vjeçari Alex Griswold (GRISUOLLD), me pothuajse 500 mijë ndjekës ne internet, ylli i platformes TikTok, zbuloi melanomën ne lekuren e tij, falë dy fansave. Dy persona që panë nje videote Griswold në TikTok, e paralajmëruan atë që nishani qe ata shihnin tek ai dukej kanceroz. ?Unë arrita të shmang kancerin e lëkurës falë dy fansave të mi. Kjo është një mënyrë përfekte për të kujtuar se bota është e mrekullueshme?- tha 24 vjeçari, teksa postoi në platformën e tij një video ku shihej tek dermatologu dhe se si dukej shpina e tij pasi kishte kryer ndërhyrjen kirurgjikale. Griswold- GRISUOLLD e përshkroi atë si "një nishan mesatarisht atipik që vazhdonte të ndryshonte duke shkuar drejt melanomës".E gjitha kjo filloi në 2 dhjetor, kur Alex postoi një video parodi të jetës së tij të përditshme në shoqërinë e gruas së tij Melinda. Në video shihej një imazh i shkurtër i shpinës së tij, dhe kaq ishte e mjaftueshme për dy ndjekës të tij që të identifikonin një nishan me një formë mjaft të parregullt në pjesën e sipërme të shpinës. I paralajmëruar nga mesazhi privat, 24 vjeçari shkoi tek një dermatolog dhe zbuloi se dyshimet e fansave ishin serioze. Disa ditë më vonë ai iu nënshtrua një operacioni për të hequr nishanin. Dr. Leonard Lichtenfeld, zëvendësdrejtori kryesor mjekësor i Shoqatës Amerikane të Kancerit tha se ajo është forma tipike e parregullt për të cilën flasim dhe përpiqemi që njerëzit të kuptojnë se mund të jetë kancer.Një histori e ngjashme si ajo e 24 vjeçarit, i ka ndodhur në vitin 2016 kampionit olimpik, australianit Mack Horton, i cili falë një emaili nga një person krejtësisht i panjohur arriti të shpëtonte jetën.Vetë Horton tregoi se alarmi ishte ngritur nga dikush që kishte parë notarin në televizion dhe qe kish vënë re një nishan jonormal në gjoksin e tij, dhe më pas kishte kontaktuar ekipin olimpik të Australisë.?Një falenderim për personin që kontaktoi në email me doktorin e skuadrës së notit dhe më tha të kontrolloja nishanin tim. Një mesazh mjaft i mirë? shkroi Horton në rrjetin e tij social Instagram, teksa e shoqëronte mesazhin e tij me një fotografi të gjoksit të tij pas operacionit.Fotografitë e Horton ndër vite gjatë karrierës së tij arrijnë të tregojnë një detaj mjaft të rëndësishëm: një nishan që ishte rritur dhe errësuar me kalimin e viteve, dy shenja këto treguese që një nishan më parë beninj, pra i parrezikshemishte kthyer ne nishan kanceroz.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hipokrati#TopChannel