http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha ka parlajmëruar se opozita e bashkuar do të organizojë protesta mbarëpopullore.Gjatë një prononcimi për mediat, lideri demokrat foli edhe për marrëveshjen e bërë si sot 3 vite më parë me kryeministrin Edi Ramën, të cilën e cilësoi një gabim që nuk do të përsëritet më kurrë.?Prej 7 vitesh PD dhe opozita kanë bërë betejë me këtë të keqe. kemi ekspozuar ditë pas dite korrupsionin, lidhjet me krimin, shkatërrimin e rendit kushtetues. E sotmja është një tjetër aferë e radhës. Është gur i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që merakoset për të ardhmen e fëmijëve të vet që vuan sot pamundësinë ekonomike të shkaktuar prej hajdutërisë së Edi Ramës. Si sot tre vjet më parë u ula me këtë njeri me shpresën për një marrëveshje në të mirë të kombit dhe për të garantuar një proces të lirë zgjedhor. Koha tregoi që u gabova. Garantoj që ky gabim nuk do përsëritet më kurrë.?Basha theksoi se opozita do të marrë të gjithë hapat demokratikë për largimin e Ramës nga pushteti.? Vendimi ynë i parë mbështetja e të gjitha protestave të aleancë, shoqërisë civile dhe nisja e organizimit nga opozita të protestave qytetare dhe mbarë popullore. Duke nisur me efekt të menjëhershëm sepse aty ku sot u dhunuan teatri u përgatit flijimi i lirive të të drejtave të qytetarëve.?