Aktorë të teatrit 'Migjeni' në Shkodër kanë dalë sot në protestë në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar ditën e djeshme. Me pankarta në duar ata lëshojnë mesazhe të tipit: 'Poshtë diktatura', 'Unë jam teatri', 'Trishtim kjo frikë', 'Shembët godinën jo Teatrin'.
"Na është ngulur thika pas shpinës. Një komb pa Teatër është destinuar të jetë një popull i shkelur. Çfarë tu them këtyre të rinjve? Unë kam menduar se ishin vetëm fjalë, por tani më del dhe në ëndërr prishja e Tetarit. Këta kanë forcën për të shembur edhe Kishën e Xhaminë. Do zoti që sa më shpejt shpresa të zgjohet. Kur të bëhet Teatri i ri nuk kam moshë për ta gëzuar. Nuk besoj se as rinia do ta gëzojë. Unë i dua edhe ata kolegë që ishin pro shembjes së Tetarit, se dhe atyre i është dhimbur shembja e tij pavarësisht se çfarë janë detyruar të thonë,"- shprehet drejtoresha e Tetarit Migjeni në Shkodër Rita Gjeka, gjithashtu aktore.